Rusia, 50 autoblinda forcave palestineze

01/07/2010 15:05

Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se Moska do t’i japë së shpejti forcave palestineze të sigurisë 50 automjete të blinduara.

“Në ditët e ardhshme 50 autoblinda do të dërgohen ne Jordani dhe më pas do t’u dorëzohen forcave palestineze në Bregun Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Njoftimi mbi dorëzimin e autoblindave forcave palestineze ishte bërë një vit më parë, gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman.

Top Channel