Obama: Reforma e emigracionit, themelore

01/07/2010 18:55

Pas reformës shëndetësore dhe asaj financiare, tani sfida është një reformë komplekse e emigracionit.

Kështu është shprehur presidenti amerikan Barack Obama.

“Kjo është një nga temat themelore të kësaj gjeneratë, SHBA-ja nuk duhet të harrojë se është një vend emigrantësh”, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Kjo administratë refuzon të injorojë sfidat themelore të kohës sonë”, është shprehur Obama, duke ftuar Kongresin “të ketë kurajo në përballimin e temave me karakter ekonomik dhe moral.

Top Channel