Kinë, ndalohet dhurimi i gjakut nga homoseksualët

01/07/2010 18:15

Një homoseksual kinez ka denoncuar Kryqin e Kuq pasi i kishte refuzuar gjakun që donte të dhuronte.

Lajmin e ka bërë të ditur China Daily.

Wang Zizheng, një gazetar që kishte deklaruar prej kohësh homoseksualitetin e tij, ka shkuar në bankën e gjakut të Kryqit të Kuq në Pekin më 6 qershor.

Gjatë mbushjes së formularit informativ, Zizheng ka deklaruar se ishte gay dhe për këtë arsye i ishte thënë se nuk përmbushte parametrat për të dhuruar gjak.

Top Channel