Durrës, banorët përleshen me policinë

01/07/2010 09:05

Është tensionuar situata mes forcave të policisë dhe banorëve të Hamallajt dhe Hidrovor-Bregdetit, të cilët kundërshtojnë prishjen e ndërtimeve pa leje.

Sipas informacioneve të fundit, banorët janë përleshur me policinë dhe si pasojë dy agjentë kanë mbetur të plagosur.

Policia ndërtimore ka urdhër për prishjen e 480 ndërtimeve pa leje në afërsi të bregdetit. Nga ana e tyre banorët e Hamallajt bllokuan rrugën gjatë natës duke djegur edhe goma makinash.

Top Channel