Argjentinë, ish-diktatori përballet me drejtësinë

01/07/2010 00:55

Ish-diktatori dhe ish-komandanti i ushtrisë së Argjentinës, Horge Rafael Videla do të përballet me drejtësinë këtë javë nën akuzën për abuzime me të drejtat e njeriut gjatë periudhës kur ishte në pushtet.

Lajmi njoftohet prej zyrës qëndrorë të çështjeve gjyqësore në Buenos Ajres. Videla bën pjesë në grupine personave të cilët organizuan grushtin e shtetit kundër presidentes së asaj kohe,  Isabela Martinez de Peron.

Horge Rafael Videla udhëhoqi gjatë diktatorës së ekstremit të djathtë nga viti 1976 deri në vitin 1981.
 

Top Channel