Gjermani, kandidati i Merkel fiton zgjedhjet

30/06/2010 21:50

Kandidati i kancelares Angela Merkel në zgjedhjet presidenciale të Gjermanisë ka dalë fitues pas zhvillimit të tre raundeve zgjedhore.

Votat kundër në radhët e partisë së qendrës së djathtë që ndodhet në pushtet, privuan dy herë Christian Wulff që të fitonte ndaj rivalit të tij Joachim Gauck.

Por zoti Wulff fitoi në raundin e tretë me 625 vota ndaj 494 të zotit Gauck.

Edhe pse roli i presidentit në Gjermani është simbolik, procesi i votimit është parë si një sfidë për reputacionin e kancelares Angela Merkel.

Ajo është nën një presion që sa vjen e rritet për shkak të paketës së masave anti-krizë dhe për shkak të përplasjeve në radhët e kabinetit.

Top Channel