Francë, prokurorët: 10 vjet burg Noriega-s

30/06/2010 19:00

Prokurorët francezë deklarojnë se duan një dënim 10 vjecar për ish-diktatorin e Panamasë, Manuel Noriega, i cili akuzohet për pastrim të parave të drogës.

Kryeprokurori francez Michel Maes ka deklaruar autoritetet franceze janë të vendosura t’i qëndrojnë deri në fund të procesit kërkesës së tyre.

Noriega u ekstradua në Francë nga SHBA në muajin prill, pasi kaloi dy dekada në burg për trafik droge.

Gjykata franceze e ka dënuar atë në mungesë me 10 vjet burg, por tani që u bë ekstradimi autoritetet vendosën t’i bëjnë një gjyq të ri.

Nga ana e tij, Noriega i mohon akuzat se ka marrë para nga lordët kolumbianë të drogës në vitin 1980 dhe se i ka pastruar ato në Francë.

Top Channel