Ceceni, atentat në qendër të Groznit

30/06/2010 19:20

Një atentat kamikaz është regjistruar në qendër të Groznit, në Ceceni, pak momente para nisjes së një koncerti ku do të merrte pjesë edhe presidenti Ramzan Kadyrov.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti cecen, i cili ka siguruar se spektakli i parashikuar nuk është anuluar.

Kadyrov ka sqaruar se atentati u krye pasi disa agjentë policie, kontrolluan një të ri që po sillej në mënyrë të dyshimtë.

Bilanci i viktimave për momentin është një i vdekur dhe 10 të plagosur, bën të ditur agjencia ruse e lajmeve “Itar-Tass”.

Top Channel