Afganistan, qershori “muaj i zi” për NATO-n

30/06/2010 23:25

Senati amerika konfirmoi gjeneralin Devid Petreus si komandant të trupave në Afganistan në kohën kur Aleatët mbyllin muajin më tragjik që nga nisja e luftës.

Kështu sipas CNN vetëm në muajin qershor humbën jetën 101 ushtarë, pjesë e kontigjentit të Aleancës në vendin aziatik. Shifra është me të vërtetë alarmante, më e lartë që prej 9 vjetësh, kohë kur nisi lufta. Muaji i përgjakshëm kaloi edhe numrin e ushtarëve të vrarë brenda 30 ditëve që mbahej nga shtatori i 2009-ës.

Mbi 130 mijë trupa ushtarake ndodhen në Afganistan ndërkohë që presidenti Obama kërkon edhe 20 mijë trupa të tjera për të përforcuar luftën ndaj rebelëve talebanë në kohën kur dilemat mbi nisjen e tërheqjes në 2011-ën shtohen edhe më shumë.

Top Channel