Abuzimet në Belgjikë, dorëhiqet komisioni i Kishës

28/06/2010 13:10

Jep dorëheqjen komisioni i krijuar nga Kisha për të ekzaminuar rastet e abuzimeve seksuale tek të miturit në Belgjikë, i drejtuar nga psikiatri Peter Adriaenssens.

Psikiatri deklaron se gjatë punës ka parë se autoritetet gjyqësore nuk kanë treguar aspak besim për punën e komisionit.

“Nuk mund të reagonim ndryshe vecse në këtë mënyrë, pasi ata kishin bindjen se mbanim të fshehura faktet për t’i mashtruar në këtë mënyrë. Unë për veten time mbaj përgjegjësi për punën time transparente”, tha Adriaenssens, për mediat.

Top Channel