Korçë, aksident rrugor, vdes aktori Gjezi

27/06/2010 16:00

Në një aksident të rëndë rrugor  në Korçë ka humbur jetën aktori i trupës teatrale të këtij qyteti, Perikli Gjezi.

Sipas informacioneve, aktori Gjezi po udhëtonte më makinën e tij në rrugën e Voskopojës, kur ka pësuar një përplasje tragjike nga një makinë tip fuoristradë. Përplasja ka qënë aq e fortë sa Perikli Gjezi ka gjetur vdekjen.

Gjezi njihet edhe për disa role kinematografike të tij.

Autoritetet policore mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. Ndërkohë që nuk njoftohet për identitetin e shoferit i cili drejtonte fuoristradën.

Top Channel