Çamët kujtojnë genocidin

27/06/2010 20:10

Pasditen e së shtunës, të organizuar nga PDU mijëra qytetarë të komunitetit çam kanë përkujtuar 66 vjetorin e genocidit grek, me një pelegrinazh, i cili nisi në varrezën e Kllogjerit të Xarrës.

Pranë pllakës përkujtimore që e identifikon atë si varrezë masive të 2900 çamëve, u vendosën tufa dhe kurora me lule në shenjë respekti për kalvarin e vuajtjes së tyre.

Paraditen e së dielës anëtarë të komunitetit çam të organizuar nga PDI pas homazheve mbi varreza, pjesëmarresit janë nisur drejt Qafë Botqs ku u organizua një miting proteste.

Pjesë e pelegrinazhit veç deputeteve Idrizi e Tahiraj, si dhe kreut të PDI-së, Tahir Muhedini, kanë qënë edhe studiues e historisë dhe të çështjes came.

66 vjet më parë, trupat ushtarake të gjeneralit Napolon Zerva, masakruan qindra burra dhe gra, shqiptarë të Çamërisë.

Top Channel