“Sky Petrolium”, tjetër kompani për puset e naftës

25/06/2010 09:00

Tjetër kompani i shtohet listës së gjatë të shoqërive private që kërkojnë naftë dhe gaz në territoret shqiptare.

Përfituesi i radhës që mori leje nga Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë ishin amerikanët e “Sky Petrolium”, që nënshkruan dje marrëveshjen me ministrin Prifti dhe shefin e burimeve natyrore.

Marrëveshja parashikon që nga ana e kompanisë të zhvillohen kërkime në tri blloqe të vendit tonë, në bllokun 4 dhe 5, si dhe në zonën e Dumresë.

Në fjalën e tij, Prifti shprehu kënaqësinë e për nënshkrimin e marrëveshjes me “Sky Petroleum”, pasi kompania do të kërkojë naftë dhe gaz në një zonë të Shqipërisë, për të cilën më parë janë hasur vështirësi në tërheqjen e investimeve për kërkime.

Top Channel