Qytetarët rumunë kanë protestuar sot në Bukuresht kundër masave anti-krizë të qeverisë, që parashikojnë reduktimin e rrogave dhe pensioneve.

Sipas informacioneve të fundit, disa nga protestuesit kanë tentuar të hyjnë në pallatin presidencial, por janë ndalur nga rojet e sigurisë.

Ndërkohë, pritet që gjykata e Bukureshtit të vendose nëse është ose jo e arsyeshme shkurtimi i rrogave të sektorit publik dhe pensioneve.

Nga ana e saj qeveria rumune ka deklaruar se reduktimi me 25% i rrogave dhe 15% i pensioneve është i nevojshëm për të plotësuar kushtet e vendosura nga FMN, për të përmirësuar deficitin buxhetor.

Top Channel