Rezoluta e PE: Bosnja më afër liberalizimit të vizave

25/06/2010 19:35

Parlamenti Europian i kushton më shumë vëmendje liberalizimit të vizave Shengen ndaj Bosnjes krahasuar me Shqipërinë.

Rezoluta e miratuar tashmë për Bosnjen nënvizon se autoritetet e Sarajevës kanë përshpejtuar reformat në këtë fushë. “Verehet me kenaqesi se autoritet e Bosnje-Hercegovines kane pershpejtuar reformat e tyre dhe kane bere progres domethenes ne arritjen e kritereve te mbetura te udherrefyesit per regjimin e lire te vizave, cfare tregon se me vullnetin e nevojshem, progres domethenes ne reforma mund te arrihet. Autoritetet e Bosnjes inkurajohen fort per te miratuar pjeset e mbetura te legjislacionit pershtates”, thuhet mes te tjerash.

Paragrafi i vetem i njejte per te dy vendet ne kete proces eshte ai mbi propozimin e Komisionit, te cilit i kerkohet te verifikoje permbushjen e kritereve te mbetura ne muajt e ardhshem, me qellim qe te qartesohet me pas rruga e miratimit te vendimit nga Parlamenti Europian dhe Keshilli. Por, vetem ne rastin e Bosnjes, ky paragraf shoqerohet me nje pasazh shtese.

“Parlamenti Europian njeh rendesine e liberalizimit te vizave per te gjithe qytetaret e Bosnje-Hercegovines per te udhetuar brenda BE-se”. Ne dokumentin konfidencial qe diplomacia franceze u paraqiti eurodeputeteve te saj, verrehet se formulimi per voten ndaj Shqiperise mbi ceshtjen e vizave duhet te theksoje rendesine e permbushjes se plote te kritereve qe kerkohen.

“Franca konsideron se respekti i plote dhe i verifikuar i kritereve kushtezuese per heqjen e detyrimit te vizave, eshte nevoje qe ka perpaaresi mbi afatin kohor. Procesi i liberalizimit te vizave do te mbyllet vetem kur Keshilli dhe perpara tij Parlamenti Europian, do te mund te shprehen mbi vleresime te besueshme, te bazuara ne permbushjen e plote te te gjitha kritereve”, thekson rezoluta. Situata politike ne vend ka marre vemendjen me te madhe ne rezoluten per Shqiperine e cila, pas votes ne Komitetin e Jashtem, pritet te votohet ne seance plenare muajin e ardhshem.

“Zgjedhjet megjithese arriten shumicen e standarteve nderkombetare, deshtuan ne qellimin mbi forcimin e besimit te procesit elektoral. Qeverise dhe opozites ju kerkohet qe te arrijne marrveshje, qofte dhe me ndihmen e Keshillit te Europes dhe Parlamentit Europian, ne menyre qe te forcohet demokracia dhe te permbushet kriteri politik i Kopenhagenit, i cili eshte kusht themelor per marrjen e statusit kandidat. Pavaresia e nje sistemi gjyqesor efikas nga kontrollet dhe presionet politike vleresohet si shtylla themelore e shtetit ligjor, ndaj behet thirrje per te miratuar nje strategji afatgjate ne kete fushe. Korrupsioni mbetet sfida me e rendesishme ku vleresohet se zbatimi i ligjit e ndjekja penale mbeten ne nivel te dobet per te luftuar fenomenin e padenueshmerise, duke perfshire ketu dhe korrupsionin nga zyrtaret e larte”.

Rezoluta ka perfshire pjese te raportit fillestar te deputetit grek Nikolaos Chountis, i cili nenvizonte se duhej depolitizuar administrata dhe se procedurat e rekrutimit te personelit jane jo-transparente. Po keshtu pavaresia e medias, vleresohet si ceshtje kyce per demokracine, dhe ne rezolute shprehet shqetesimi per presionin politik ndaj Keshillit Kombetar te Radio Televizionit. Ne ekonomi, njihet progres por shtohet se shumica e popullesise jeton ne varferi. Transporti publik vleresohet i dobet ndaj i behet thirrje qeverise qe te perdore fondet e paraantaresimit te BE-se.

Top Channel