Pogradec, foshnja “gjen” prindërit

25/06/2010 09:55

Jasmina është foshnja që shpëtoi mrekullisht falë fatit pak ditë më parë në qytetin e Pogradecit. Ajo u gjet në një kosh mbeturinash nga një grua e cila vrapoi ta dërgonte në spital, duke i shpëtuar jetën.

Jasmina gëzon shëndet të plotë dhe pritet që të beëet me prindër. Ata janë George dhe Nancy Strum, shtetas amerikanë që jetojnë prej 15 vjetësh në qytetin e Pogradecit.

Ata kanë kërkuar kujdestarinë e foshnjës që u refuzua nga prindërit e saj natyralë. Dy amerikanët, të cilët kanë edhe 6 femijë të tjerë, kanë bërë gati edhe dhomen e Jasminës.

“Kur dëgjuam për një fëmijë të braktisur u prekëm në zemër. Fëmijët janë rritur, kemi vend në shtëpi dhe i thamë njëri-tjetrit, përse jo. Le të vijë në shtëpinë tonë, ne kemi bërë gati dhomën e saj”, shprehet George Strum.

“Që kur preka Jasminën me dorë ndjeva dashuri për të”, shton bashkëshortja e tij Nancy.

Cifti amerikan pret të kryhen sa më parë dokumentat për tërheqjen e foshnjës nga materniteti. Ata kanë nisur të përkujdesen që tani për të, duke i siguruar ushqimet dhe veshjet.

Top Channel