MeKristal: Mbështes strategjinë Obama në Afganistan

24/06/2010 00:15

“Dhashë dorëheqjen për të mirën e misionit ushtarak në Afganistan”. Kështu shprehet gjenerali MeKristal pas emërimit të David Petreus në vend të tij në Kabul.

Ish-komandanti i trupave ushtarake të NATO-s dhe të SHBA-së në një notë të publikuar pak orë pas zëvëndësimit shprehet:

“Presidenti pranoi dorëheqjen time. Mbështes fuqishëm strategjinë Obama në Afganistan dhe ofroj impenjimin tim maksimal për forcat e koalicionit, kombet partnere dhe popullin afgan”, thuhet në letrën e gjeneralit, ish-komandant në Afganistan, Stenli MeKristal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA