Brazil, 1 mijë të zhdukur nga përmbytjet

22/06/2010 09:55

Rreth 1 mijë persona rezultojnë të zhdukur pas ditësh të tëra me reshje të dendura shiu që përfshinë veri-lindjen e Brazilit.

Sipas autoriteteve lokale, të paktën 39 persona është e sigurt se kanë vdekur, ndërkohë që disa dhjetra mijëra janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se përmbytjet kanë mbuluar fshatra të tërë në shtetet e Alagoas dhe Pernambukos.

Guvernatori i Alagoas, Teotonio Vilela Filho ka deklaruar se trupa të shumtë janë zbuluar në plazhe dhe në brigjet e lumenjve.

“Deri në pasditen e djeshme u konfirmua vdekja e 26 personave në Alagoas, si dhe mungesa e 1 mijë të tjerëve. Lutemi për ta që të jenë të gjallë”, ka deklaruar Filho para se të takohej me presidentin Lula da Silva.

Top Channel