Përfundon kursi i Oficerit të Rojes Bregdetare

18/06/2010 09:45

Ka përfunduar me një stërvitje në portin detar të Durrësit, Kursi i Përparuar i Oficerit të Rojës Bregdetare.

Në kuadrin e bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane, për afro 1 muaj Departamenti Amerikan i Shtetit nepermjet programit EXBS, Asistence per Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurine Kufitare zhvilloi ne vendin tone Kursin e Avancuar te Oficerit te Rojes Bregdetare ne dy faza.

Pergjate tyre 46 oficere te Flotes tone Detare, RENEA-s, Delta Forces dhe Policise Kufitare te qarqeve Durres e Vlore jane njohur edhe me legjislacionin nderkombetar ne fushen e detit, si dhe mesimin e teknikave per operacionet e bordimit. Kursi eshte drejtuar nga instruktore te Rojes Bregdetare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Njekohesisht nga Roja Bregdetare e SHBA u dhuruan mbi 60 mije $ ndihma, kryesisht paisje speciale per efektivat qe do te realizojne operacionet e bordimit. Gjate stervitjes u demonstruan menyra te zbatimit te ligjit ne det, si dhe teknika te operacioneve te bordimit ndaj anijeve shkelese te ketij ligji.

Top Channel