Imami: Franca, mbështetje për integrimin

16/06/2010 19:20

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka deklaruar pas takimit me homologun e tij francez Morin, se Parisi zyrtar do të mbështesë pa dyshime qeverinë shqiptare në të gjitha proceset integruese.

Imami deklaroi se, gjatë takimit zyrtar, Morin ka vlerësuar përpjekjet dhe arritjet në rrugën e integrimit, duke rikonfirmuar se Franca do të japë një mbështetje për Tiranën.

Pasi ka vizituar në Paris edhe panairin e armëve, ku kanë marrë pjesë 60 shtete të interesuara për transformimin e ushtrisë së tyre, ministri Imami u shpreh se, Shqipëria është në proces modernizimi dhe se ky është një shans për të parë industritë kryesore evropiane dhe ato amerikane.

Top Channel