Bashkitë, shkurtim fondesh në korrik

15/06/2010 08:55

Rishikimi i buxhetit si efekt i mungesës së të ardhurave në buxhet do të prekë edhe bashkitë e komunat.

Konfirmimi vjen nga Ministria e Financave, e cila po punon për projekt-draftin e buxhetit të ri 2010.

Gazeta mëson se pas muajit korrik, njësitë e pushtetit vendor do të kenë në dispozicion rreth 50 milionë dollarë më pak nga sa ishte paraqitur në buxhetin e fillimvitit.

Në këtë mënyrë, pushteti vendor, përveç problemeve me mbledhjen e të ardhurave dhe mosmarrëveshjeve për miratimin e buxhetit nga këshillat, duhet të përballojë edhe shkurtimet e shpenzimeve që rekomandohen nga institucionet qendrore.

Plani është bërë publik këto ditë dhe pritet të kalojë në tryezën e Kryeministrit në fund të muajit qershor, në mënyrë që të hyjë në fuqi në korrik, ose të nisë zbatimin në 6-mujorin e dytë 2010.

Top Channel