PS dorëzon kallëzim penal për Berishën

14/06/2010 14:20

Partia Socialiste dorëzon në prokurori kallëzim penal ndaj kryeministrit Sali Berisha, për kërcënimet që ka bërë shefi i qeverisë ndaj deputetit Taulant Balla.

Dorëzimi në prokurori i kallëzimit u bë nga kolegu i Ballës, Sajmir Tahiri, i cili deklaroi se prokuroria duhet të nisë hetimet për Berishën.

“Shpresojmë që kallëzimi të mos harrohet në sirtare për të mundësojë heqjen e imunitetit të Berishës”, u shpreh Tahiri.

Top Channel