Vlorë, aksident rrugor, 1 i vdekur, 3 të plagosur

13/06/2010 15:55

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në fshatin Çapras të Rrethit të Vlorës, ku automjeti me të cilin po udhëtonin 4 persona ka dalë nga rruga duke i marrë jetën një personi, si dhe duke plagosur rëndë 3 të tjerët.

Nga aksidenti ka gjetur vdekjen i riu 22 vjeçar, Ervis Banaj, ndërkohë që 3 shtetasit e tjerë identitetit i të cilevë ende nuk është bërë i njohur, janë shoqëruar për në spitalin e qytetit të Vlorës për të marrë mjekimin e parë. Sipas stafit mjekësor gjendja e tyre paraqitet e rëndë.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes dhe nisjes së hetimeve të para, burime nga uniformat blu u shprehën se dyshohet që aksidenti të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtontë mjeti me 4 personat në bord.

Top Channel