Sllovaki, kryeministri kërkon të krijojë qeverinë e re

13/06/2010 11:30

Kryeministri sllovak, Robert Fico kërkon dekretin e presidentit për të krijuar qeverinë e re edhe pse koalicioni i udhëhequr prej tij nuk fitoi shumicën në zgjedhjet e djeshme.

“Fituam zgjedhjet prandaj kërkojmë dekretin presidencial për të krijuar qeverinë e re”, theksoi ai. Smer ishte partia e parë që mori më shumë vota me 35 % por Hzds e ish kryeministrit Vladimir Meciar që bën pjesë në të njëjtin koalicion, nuk mori më shumë se 5 %.

Analistët janë të mendimit se e drejta për të krijuar qeverinë duhet t’i jepet liderit të opozitës Iveta Radicova, ish kandidati presidencial i partisë Sdku.

Top Channel