Vlorë, mbushen plazhet

12/06/2010 20:55

Pavarësisht krizës apo pengesave të tjera sezoni turistik në bregdetin e Vlorës është hapur mjaft mirë. Sipas pushuesve që kanë nisur të mbushin plazhet e pastra të kësaj zone, sekreti qendron te cilësia e vetë plazheve, por edhe shërbimi.

Çdo vit në Vlorë dhe në bregdetin pranë tij dynden dhjetra mijë pushues, një pjesë e madhe e të cilëve vijnë nga Kosova dhe Maqedonia, por edhe nga Europa perëndimore.

“Uji i pastër plazhi i mirë, njerëzit e mirë, restorantet e mira”, tha një pushuese kosovare.

“Është viti i dytë që vij me pushime dhe jam i kënaqur. Besoj se do të vij sërish”, është shprehur një pushues maqedonas.

Përveç detit dhe plazheve Vlora ofron edhe çmime shumë më të leverdisshme për pushuesit vendas se sa shumë zona të tjera brenda dhe jashtë vendit.

Top Channel