Titujt për femrat e famshme

12/06/2010 19:25

Tre femra korçare figura të shquara në artit skenik, operistik dhe etnografisë shqiptare, janë vlerësuar nga Bashkia e Korçës me titullin qytetare nderi.

Dhora Leka ka marrë këtë titull nderi për krijimtarinë muzikore dhe krijimin e traditës shqiptare të këngës partizane.

E njohur si kompozitorja e parë femër, Dhora Leka ka shkruar opera, uvertura, por dhe poezi, prozë, tekste këngësh etj.

Në vitin ’92 ajo ka marrë nga presidenti titullin Artiste e Merituar. Një tjetër figurë e njohur që ka marrë titullin qytetar nderi është Jorgjie Truja.

Ajo është vleresuar si një nga artistet që ka hedhur themelet e artit skenik, me veprimtari brilante në disa fusha të artit.

Andromaqi Gjergji, etnografe e shquar korçare është një tjetër figurë e vlerësuar me titull nderi.

Në veprimtarinë e saj numërohen mbi 176 tituj monografish referatesh, kumtesa e aktivitete shkencore brenda e jashtë vendit.

Ajo ka qenë një nga dëshmitaret e para të zbulimit të epitafit të Gllavenicës që ka vlera në artin bizantin.

Me titullin emblema e artë është vlerësuar nga bashkia dhe një mësuese italiane e seksionit dygjyhësh.

Xhiana Pierdomeniko ka marrë titullin për marrëdhëniet e mira dypalëshe.

Top Channel