Kukës, pranga të kërkuarit nga INTERPOL-i

12/06/2010 10:00

Policia kufitare e Kukësit ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim nga INTERPOL-i.

Burime policore lokale njoftojnë se në pranga ka rënë shtetasi Lavdërim Mati, i kërkuar nga drejtësia daneze për trafik droge.

Sipas burimeve, i riu shqiptar, i pajisur me pasaportë gjermane, u ndalua teksa tentonte të kalonte kufirin drejt Kosovës.

Top Channel