Elbasan, përmbyset traktori, vdes 31 vjeçari

12/06/2010 21:50

Një 31 vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar tokën me traktor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lleshan të Elbasanit.

Lutfi Myrta humbi jetën pasi iu përmbys mjeti teksa ishte duke punuar në një terren të vështirë.

Sipas policisë, ngjarja ishte aksidentale.

Top Channel