Pajisjet “Tims”, në pronësi të shtetit

11/06/2010 19:05

Pajisjet e sistemit “Tims”, që janë aktualisht në funksion, i kanë kaluar në bazë të marrëveshjes në pronësi shtetit shqiptar, pas një dokumenti të firmosur nga zëvendësambsadorja amerikane, Debora Jones dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.

Dhurimi i pajisjeve që janë të vendosura aktualisht në funksion të policisë shqiptare, kap vlerën prej 2 milionë dollarësh dhe është dhuratë e qeverisë amerikane.

Jones u shpreh se, sistemi ka përpunuar më shumë se 24 milionë hyrje-dalje gjatë tre viteve të fundit, duke zvogëluar shkallën e pritjes për qytetarët dhe vizitoret në Shqipëri.

Jones tha se, 400 persona janë identifikuar si të kërkuar nga policia. Në fjalën e saj, Jones shprehu vlerësimin për punën e bërë, pasi në bazë të këtij sistemi janë kapur 500 persona me precedentë kriminalë.

Top Channel