Athinë, ekzekutohet emigranti shqiptar

11/06/2010 23:00

Shtetasi shqiptar, Genci Papakosta, 40 vjeç është ekzekutuar mbrëmjen e së premtes në kryeqytetin grek Athinë. Ngjarja ndodhi në orën 19:50 sipas orës lokale.

Agjentët thanë se nuk janë të qarta shkaqet e ekzekutimit të viktimës, dhe po hetojnë  lidhur me ngjarjen. Dy janë pistat më të mundshme, ajo e larjes së hesapeve midis bandave dhe tjetra ajo e vrasjes për xhelozi.

Pritet që të shoqërohen në rajon familjaret e viktimës, për të ndihmuar në zbardhjen e shkaqeve të vrasjes së emigrantit. Dëshmitarë okularë rrefyen jashtë kamerave se viktima u ndoq prej ekzekutuesit të tij të paktën për 50 metra. Ky i fundit ishte sipas tyre një i  ri shqiptar, rreth 30-35 vjeç, i cili shoqërohej prej një femre, edhe kjo shqiptare. Madje,ekzekutori e tërhoqi pothuajse zvarrë femrën duke i thënë në shqip, “kaq ishte,mbaroi’’.

Trupi i viktimës do të dërgohet në morgun e Athinës për ekspertizë mjeko-ligjore.

Top Channel