Vlorë, në kërkim të vëllait

10/06/2010 20:05

Arben Bilali nga Vlora prej më shumë se 20 vjetësh është vënë në kërkim të eshtrave të vëllait të tij të pushkatuar me vendim gjykate 27 vjet më parë.

Xhavit Bilali ishte 24 vjeç kur bashkë me disa persona të tjerë u gjykua në kinoklubin e qytetit në vitin 1984 me akuzën e përvetësimit të pasurisë socialiste.

Vëllai i tij i vogël me disa letra në duar është duke kërkuar aty ku i kanë thënë se është varrosur i vëllai.

Ai po gërmon në çdo cep të pyllit të sodës për të gjetur eshtrat dhe për t’i varosur në një vend ku familja mund t’i vendosë një tufë me lule.

Pasi kuvendi popullor la në fuqi vendimin për pushkatim, Xhavit Bilali së bashku me tre persona të tjerë u çuan në pyllin e sodës dhe u ekzekutuan në mesnatën e datës 9 shtator të vitit 1984.

Vëllai i tij në atë kohë ishte vetëm 2 vjeç dhe tani ka marrë përsipër detyrën e bashkimit të familjes.

Top Channel