Holandë, liberalët në krye

10/06/2010 10:35

Qendra e djathtë në Holandë ka arritur rezultatet më të larta në zgjedhje, me Partinë Liberale, që ka fituar një mandat më shumë se laburistët.

Pas numërimit të pothuajse 90% të votave, VVD zotëron 31 nga 150 vendet e Parlamentit dhe pritet të drejtojë bisedimet për formimin e koalicionit.

Partia anti-islamike e Geert Wilders ka fituar 24 vende, duke arritur kështu rezultatin më të mirë në historinë e saj.

Ndërsa kryeministri në ikje Jan Peter Balkenende dha dorëheqjen për shkak të humbjes së rëndë të Kristian Demokratëve, që morën vetëm 21 vende nga 41 që kishin.

I cituar nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, Balkanende ka deklaruar se ai mori përsipër “përgjegjësinë politike” për humbjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA