Vizat, 500 mijë dollarë për t’u informuar

09/06/2010 08:10

Financat e qeverisë mund të jenë në gjendje të vështirë, si pasojë e krizës, por kjo nuk i ka penguar autoritetet të shpenzojnë miliona lekë në fushata publicitare, që synojnë zyrtarisht “t’i informojnë qytetarët për heqjen e vizave”.

Në Fletoren Zyrtare, së fundmi u publikua një vendim që i shton Ministrisë së Brendshme 50 milionë lekë fonde, me synimin e financimit të një serie të re reklamash.

“Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, për programin ‘Policia e Shtetit’, t’i shtohet një fond në shumën 50000000 (pesëdhjetë milionë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve të realizimit të një spoti publicitar për informimin e shtetasve shqiptarë në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave”, thuhet në vendimin e djeshëm.

Qeveria ka ndërmarrë një pafundësi fushatash publicitare gjatë dy viteve të fundit, me kosto prej disa milionë dollarësh.  

Top Channel