Turqia: Google duhet të paguajë taksat

09/06/2010 17:00

Ministri turk i Komunikacionit, Yildirim i ka kërkuar Google Inc. të regjistrojë emrin e vetë në listën e kontribuesve në Turqi.

Ky hap, tha ministri, mund të përshpejtojë heqjen e ndalimit të dekretuar disa vjet më parw për faqen Youtube, për publikimin e videove ofenduese mbi Qemal Ataturkun, themeluesin e Turqisë moderne.

Ministri i Financave i ka paraqitur Google një kërkesë prej 15 milionë eurosh taksa.

Top Channel