Teksas, tjetër shpërthim gazi

09/06/2010 02:15

Pas atij të së martës, një tjetër shpërthim gazi ka ndodhur në Teksas.

Sipas mediave vendore, shpërthimi këtë herë ka ndodhur në kontenë e Lipskombit, duke shkaktuar të paktën 3 të plagosur të cilët po sipas të njëjtave burime janë transportuar menjëherë me helikoptër në spital.

Nga informacionet e para druhet se numri i personave të cilët ndodheshin në vendin e tyre të punës ka qënë disa herë më i madh se 3, por për pjesën tjetër të tyre ende nuk ka informacione.

Tubi gazit është përfshirë shumë shpejt nga flakë gjigante të cilat vështirësojnë afrimin e autoriteteve për të nisur hetimet për shkakun e shpërthimit.

Top Channel