Sulmohet karvani i NATO-s

09/06/2010 11:45

Persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj një autokolone të NATO-s në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, duke vrarë shtatë vetë dhe duke i vënë zjarrin një numër kamionësh përpara se të largoheshin.

Policia lokale thotë se dymbëdhjetë persona të armatosur janë përfshirë në këtë sulm, të pajisur me armë automatike dhe granada.

Sulmi ndodhi vetëm dhjetë km jashtë Islamabadit dhe korrespondenti i BBC thotë se kjo është hera e parë që një sulm i tillë ndodh kaq pranë kryeqytetit.

Kamionët e NATO-s po transportonin furnzime për trupat e Aleancës në Afganistan.

Kaleem Imam nga Policia e Islamabadit tha se siguria përreth autokolonës nuk kishte qënë e mjaftueshme.

Top Channel