SHBA, rregulla të reja për naftën në det

09/06/2010 03:50

Pas incidentit të Gjirit të Meksikës ku 11 punonjës të kompanisë naftënxjerrëse “British Petroleum” mbetën të vdekur dhe dëme të konsiderueshme ekologjike që solli rrjedhja e naftës, administrata Obama vendosi ndryshimin e rregllores për kërkimet e naftës në det.

Sipas rregullave të reja të miratuara nga zyra e “Minerals Management Service” ashpërsohet rregullorja për kërkimet në 150 metra thellësi si për kërkimet e reja  ashtu edhe për shfrytëzimin e puseve ekzistuese.

“Minerals Management Service” la në fuqi moratoriumin për shpimet në thellësi të madhe, kategori ku futet edhe pusi i kompanisë “BP.

Top Channel