Izraeli premton heqjen e bllokadës në Gaza

09/06/2010 08:40

Presioni i madh ndërkombëtar ka tërhequr Izraelin që tashmë është i gatshëm të diskutojë për bllokadën e vendosur ndaj Rripit të Gazas.

Jeruzalemi zyrtar pohon se do lejojë hyrjen e ndihmave humanitare për palestinezët në rast se do të bëhet një hetim i “limituar” për incidentin me anijen humanitare turke “Mavi Marmara”.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Daily Telegraph”, sipas së cilës, diplomacia izraelite dhe ajo britanike kanë në dorë një dokument që mund të nënshkruhet nëse të gjitha palët bien dakort.

Sipas dokumentit, hetimi do drejtohet nga juristë izraelitë, diplomatë të huaj dhe vëzhgues ndërkombëtarë.  

Top Channel