Izraeli akuzon Reuters

09/06/2010 13:00

Agjensia e lajmeve Reuters është akuzuar nga Izraeli se ka modifikuar një foto të realizuar gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në anijet me ndihma që u nisën për në Gaza.

Ne foto eshte hequr nje thike qe mbahej ne dore nga nje prej pasagjereve qe kishin rrethuar nje ushtar izraelit.

Ka qenë pikërisht ministri izraelit për Informacionin, Jyli Edelstein, personi i cili i është drejtuar agjencisë Reuters për të qartësuar ‘zhdukjen e thikës’ nga fotoja.

Sipas mediave izraelite, fotoja ishte publikuar nga e përditshmja turke ‘Hurryet’, por imazhi i lëshuar nga Reuters nuk e kishte më thikën.

Agjensia pranoi gabimin e ndodhur gjate perpunimit te fotos, dhe menjëherë shpërndau foton reale të ngjarjes.

Top Channel