Holandë, sot zhvillohen zgjedhjet për qeverinë e re

09/06/2010 08:35

Mëngjesin e sotëm Holanda ka hapur qëndrat e votimit ku do të hedhin votën e tyre të gjithë shtetasit me të drejte vote, për të zgjedhur parlamentin dhe qeverinë e re të vendit.

Më e favorizuar duket të jetë Partia Liberale (Vvd) e drejtuar nga Mark Rutte, i cili ka premtuar reduktimin e shpenzimeve publike me 20 miliardë euro. Pas tyre vijnë kristian-demokratët e kryeministrit Jan Peter Balkenende.

Ndërsa një tjetër fraksion mes pretendentëve është edhe Partia Laburiste e udhëhequr nga ish kryebashkiaku i Amsterdamit, Jacob Cohen.

Top Channel