Turqi, atentat autobuzit të policisë

08/06/2010 10:55

Pesëmbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Stamboll, për shkak të shpërthimit të një bombe që kishte si objektiv një autobuz policie.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Anatolia”, sipas të cilës bomba shpërtheu në rajonin Kukucekmece, në pjesën perëndimore të qytetit, në momentin kur autobuzi po kalonte.

Sipas burimit, personat e plagosur janë dy oficerë policie, ndërsa pjesa tjetër civilë. Për momentin përgjegjësia e atentatit nuk është marrë përsipër nga askush.

Top Channel