Tension mes Koresë së Veriut dhe Kinës

08/06/2010 13:00

Rojet kufitare koreano-veriore kanë vrarë me armë zjarri tre kinezë në afërsi të Dadongut, në pjesën kineze të kufirit mes dy vendeve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetëm sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, i cili ka saktësuar se ngjarja ka ndodhur javën e kaluar.

Zëdhënësi ka deklaruar se Pekini i ka dërguar Penianit një notë proteste për incidentin, në të cilin një tjetër shtetas kinez mbeti i plagosur.

Kina është furnizuesi kryesor me ndihma dhe partneri numër 1 i tregtisë me Korenë e Veriut, e cila ndodhet nën presion për shkak të mbytjes së anijes jugore.

Top Channel