Teksas, shpërthen gazi, 3 të vdekur

08/06/2010 00:35

Një pus nxjerrje gazi natyral ka shpërthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke shkaktuar të paktën 3 persona të vdekur.

Shpërthimi ka ndodhur në Teksas ku sipas mediave amerikane të cilat citojnë disa dëshmitarë shpërthimi i ndodhur në kontenë Xhonson ka zgjatur përreth 10 minuta dhe veç 3 viktimave 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Kompania përgjegjëse po përpiqet të mbyllë rrjedhjen e gazit për t’i hapur rrugë ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe të forcave të tjera të emergjencës.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, por autoritetet dyshojnë se ai ka ardhur si pasojë e presionit të lartë në të cilin ndodhej gazi.

Top Channel