Trump zbulon operacionin sekret ushtarak/ Mbi 100 milionë fuçi naftë të transportuara përmes Ngushticës së Hormuzit: Për Iranin, gjithçka ka mbaruar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë se projekt-rezoluta e paraqitur në Këshillin e Sigurimit për sanksione shtesë ndaj Iranit, përmban masat më të ashpra me të cilat Republika Islamike është përballur ndonjëherë.
Ky paralajmërim është lëshuar nga Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, e cila gjatë vizitës së saj në Kuito, kryeqyteti ekuadorian tha se sanksionet e reja ndaj Teheranit për programin e tij bërthamor do të kenë një “impakt real”.
Deklarata e shefes së diplomacisë amerikane vjen pak kohë nga mbajtja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohet për sanksionet shtesë ndaj Iranit.
Top Channel