Rusi, arrestohet vrasësja seriale e grave të moshuara

08/06/2010 17:25

Një vrasëse seriale, është arrestuar në Rusi, në zonën e Uraleve. Ajo dyshohet për vrasjen e 17 grave të moshuara në tetë vjet.

Lajmin e kanë bërë të ditur agjencitë ruse të lajmeve, duke iu referuar policisë së rajonit të Sverdlovskit.

Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë ende i ditur, është mamaja e dy fëmijëve, një prej të cilave vuan jeton në një jetimore.

Policët kanë arrestuar vrasësen seriale pas shumë vitesh kërkimi.

Top Channel