Pengjet e FARC apel zgjedhësve kolumbianë

08/06/2010 04:00

Televizionet kolumbiane shfaqen ditën e hënë materiale filmike ku tregoheshin 5 pengjet e mbajtura prej guerrilasve të FARC-ut.

Ushtria revolucionare, e njohur për qëndrimet e saj marksiste dhe mbështetjes së dhënë ndaj baronëve të drogës, publikoi videot dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme presidenciale në vend.

Në videon e shfaqur, pengjet u bëjnë apel zgjedhësve kolumbianë të zgjedhin me kujdes presidentin, i cili sipas tyre do të punojë për lirinë e vendit.

FARC qysh prej vitit 1960 lufton kundër autoriteteve të Bogotas duke rrëmbyer dhe mbajtur peng më pas shumë njerez. Shumë prej tyre liroheshin vite më pas, si rasti i 6 pengjeve të liruara vitin e kaluar dhe 2 të liruar në marsin e këtij viti.

Top Channel