Obama: BP, do të paguajë të dëmtuarit nga ndotja

08/06/2010 12:40

Gjatë një interviste televizive presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se kompania BP do të paguajë cdo person të demtuar nga ndotja në Gjirin e Meksikës.

Administrata Obama tashmë ka hapur hetime kriminale për rrethanat që çuan në incidentin, duke thënë se “BP” dhe “palët tjera përgjegjëse” duhet të paguajnë 69 milion dollarë. Por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se kostoja e përgjithshme e pastrimit dhe rimëkëmbjes, plus dënimet, mund të shkojnë në shumë miliarda dollarë.

Obama tha se ndikimi ekonomik nga katastrofa “do të jetë substancial dhe do të zgjasë”. Por, ai shprehu bindjen se katastrofa, e cila hyri në javën e shtatë, mund të ndalet dhe dëmet të riparohen.

“Kjo do të ndalet. Mund të marrë pak kohë dhe do të duhen shumë përpjekje. Do të ketë dëme në brigjet e Gjirit, si dhe do të ketë dëme ekonomike, andaj duhet të sigurohemi se ‘BP’ është përgjegjëse për kompensimin e njerëzve. Por, jam absolutisht i bindur se ne do ta kapërcejmë këtë krizë”, tha Obama.

Top Channel