Në ankand fustani i skandalit të Lady Diana

08/06/2010 15:30

Fustani i gjatë me ngjyrë të zi i Lady Dianës i veshur pas një prej daljeve të para zyrtare pas fejesës me princin Charls do të shitet sot në ankand nga Kerry Taylor Auctions, në Londër.

Veshja e dizejnuar nga stilistët anglezë, Elizabeth e David Emanuel, ka si çmim fillestar nga 30 mijë në 50 mijë stërlina.

Veshja bëri bujë pasi normalisht familja vishet me të zezë vetëm në raste funeralesh dhe u cilësua me emrin “Daring D”.

Por David Emanuel e cilësoi si ikonë e stilit dhe modës.

Përveçse “Daring D”, në ankand do të dalin edhe krijime të tjera të Emanuelëve për princeshën, mes tyre edhe një bluzë e veshur nga Diana gjatë fejesës zyrtare me Karlon në 1981-shin dhe modeli prej pambuku i fustanit të saj të dasmës.

Top Channel