Libi, mbyllet UNHCR-ja, është e paligjshme

08/06/2010 21:45

Zyra e UNHCR-së në Tripoli është mbyllur sepse deri tani ka kryer një aktivitet të paligjshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Libisë.

Tripoli është shprehur e habitur për çështjen e ngritur nga mediat dhe kujton se Gran Jamahirya nuk njeh ekzistencën e zyrës për refugjatët në territorin e saj pasi nuk është një shtet anëtar i konventës dhe nuk ka firmosur asnjë marrëveshje bashkëpunimi.

Për pasojë çdo aktivitet i UNHCR-së në këtë vend ka qënë i paligjshëm.

Top Channel