Lady GaGa “e tepron”, klip me imazhe të rënda

08/06/2010 19:25

Lady GaGa vazdon të sillet kundër rrymës, duke i pritur me krahë hapur kritikat.

Pas skenës së përgjakur në koncertin e Manchester, këngëtarja amerikane ka publikuar klipin më të ri “Alejandro” që ngjan më shumë me një film të shkurtër.

Në 9 minutat e këtij klipi, Lady GaGa nuk ngurron të bëjë blasfemi. E veshur si murgeshë dhe më pas si një peshkop, ajo shfaqet në skena të nxehta me balerinë gjysmë të zhveshur.

Klipi paraqet gjithashtu edhe skena të vërteta sado-mazokiste, duke sulmuar Kishën Katolike, e cila është përfshirë në skandale të shumta kohët e fundit.

Tashmë që gjithë bota po e shikon kete klip, këngëtarja pret të “kryqëzohet”, por deri tani pak herë i ka bërë përshtypje opinioni i njerëzve, qofshin këta edhe shumicë.    

Top Channel